Vlorë – AMP ekzekuton masën e sigurisë “Arrest në burg” për një punonjës policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar masën e sigurimit “Arrest në burg” caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ndaj punonjësit të policisë R. K., me detyrë Shef Seksioni pranë Policisë Shkencore në Kukës, i dyshuar për kryerjen e verpave penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 e Kodit Penal.

Caktimi i masës së sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2022 , ku punonjësi i policisë dyshohet se ka përdorur atributet që i jep funksioni pë të ndihmuar aktivitetin kriminal duke:

* siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike;
* nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore;
* ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin;
* përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal;
* përdorur komunikim të koduar në aplikacionin SKYECC.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale si dhe për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.