Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Politikat e Privatësisë

Kjo politikë ju informon se si Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) mbledh dhe përdor të dhënat personale të individëve, vizitorëve, ankuesve dhe çdo subjekti tjetër që ndërvepron me institucionin, në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nëpërmjet faqes së saj zyrtare (nëse aplikohet), ofron informacion për qytetarët, institucionet, organizatat dhe grupet e interesit lidhur me funksionet, përgjegjësitë dhe shërbimet që ofron, në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Objekti i Politikave të Privatësisë

Ky dokument ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përdorimit, ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.


Përdorimi i të Dhënave Personale

Të dhënat personale përdoren për:

·         komunikim me qytetarët, ankuesit dhe subjektet e interesuara;

·         administrimin dhe trajtimin e kërkesave, ankesave dhe procedurave administrative;

·         përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe funksioneve institucionale të AMP;

·         qëllime statistikore, studimore apo historike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

AMP garanton se të dhënat nuk përpunohen për të marrë vendime automatike ndaj individëve dhe respekton në çdo rast konfidencialitetin dhe privatësinë e tyre.


Siguria

AMP merr të gjitha masat e nevojshme teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e të dhënave personale dhe për të parandaluar aksesin e paautorizuar, humbjen apo keqpërdorimin e tyre, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet nënligjore përkatëse.


Mbrojtja e të Dhënave Personale

Përpunimi i të dhënave personale nga AMP bazohet në këto parime:

a. përpunim i drejtë dhe i ligjshëm;
b. mbledhje për qëllime specifike, të qarta dhe legjitime;
c. proporcionalitet dhe mjaftueshmëri e të dhënave;
d. ruajtje për një periudhë jo më të gjatë se sa është e nevojshme;
e. saktësi dhe përditësim i vazhdueshëm i të dhënave.

AMP angazhohet të mbrojë dhe të mos keqpërdorë në asnjë rast të dhënat personale.


E Drejta për t’u Ankuar

Çdo person që pretendon se i janë shkelur të drejtat në lidhje me të dhënat personale ka të drejtë:

·         të paraqesë ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale;

·         të ndjekë rrugë gjyqësore, sipas legjislacionit në fuqi.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Adresa: Rruga “Abdi Toptani”, Kati II, Tiranë
Faqja zyrtare: www.idp.al

Në rast ankimi, të dhënat personale nuk mund të ndryshohen deri në marrjen e vendimit përfundimtar.


Pyetje / Ankesa / Informacion

Për çdo kërkesë, informacion apo shqetësim në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga AMP, mund të kontaktoni:

Adresa: Rruga ““Asim Vokshi”, nr.19/1, Tirane-Shqipëri

Tel: 08009090

WhatsApp +355694151511

E-mail: info@amp.gov.al
Website: www.amp.gov.al