Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka shpallur në kërkim punonjësin e policisë Komisar O.M., me detyrë Shef Seksioni në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar në nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.
Duke marrë shkas nga trajtimi i rastit në emisionin investigativ “Stop”, ku nga pamjet audiovizive të transmetuara shihet punonjësi i policisë i përfshirë në veprime korruptive ndaj një shtetasi, të cilit i ishte bllokuar motomjeti. AMP vijon punën për ndalimin e tij dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë së kundraligjshme.
AMP falenderon mediat dhe fton qytetarët të denoncojnë rastet e abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjëse të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.
