Drejtori i Përgjithshëm Klevis Qose priti në takim përfaqësuesen e programit ICITAP për Evropën dhe Azinë, znj. Alexzandria Burns e shoqëruar nga Atashehu për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. Richard Deasy.
Në fokus të takimit ishin sfidat aktuale në trajtimin e rasteve komplekse dhe vlerësimin e ecurisë së projekteve të përbashkëta në përputhje edhe me objektivat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.
Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohje për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndëkrombëtarë nëpërmjet programit ICITAP, në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe teknike të AMP-së.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e ICITAP vlerësuan rezultatet e këtij bashkëpunimi dhe rikonfirmuan vijimin e angazhimit në fusha me interes të përbashkët drejt konsolidimit të standardeve të mbikëqyrjes dhe rritjes së besimit të qytetarëve.









