AMP arreston në flagrancë një punonjës policie në Tiranë

Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë M.V., me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit , i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të mjetit ka aksidentuar shtetase I. S., e cila është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës me dëmtime në pjesën e gjymtyrëve. Nga verifikimi me testin matës së alkolit ka rezultuar pozitiv.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”