AMP arreston në flagrancë një punonjës policie në Vlorë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë S. GJ., me detyrë Shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Akademia e Sigurisë), i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit (ambulancë) tip Volsvagen dhe si pasojë ka shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara në anë të rrugës.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.16 mg/l dhe 1.14 mg.l

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511