Durrës – AMP arreston në flagrancë një punonjës policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor A. B., me detyrë Trupë Shërbimi i Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “ Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi ditën e sotme rreth orës 05:40, duke drejtuar automjetin tip “Audi” në rrugën “Egnatia”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përplasur disa automjete të parkuara duke shkaktuar dëme materiale.
Në zbatim të procedurës standarte i është kërkuar të bëjë testin e alkoolit, por punonjësi ka refuzuar. Në këto kushte i është marrë monstër gjaku në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”