Jetëshkrim i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Z. Eduart Merkaj është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore me Urdhër të Kryeministrit, datë 26.09.2025.
Z. Merkaj është lindur në Lushnje, më 22.05.1977. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ai ka një karrierë mjaft të gjatë në strukturat ligjzbatuese, ku edhe ka mbajtur poste të rëndësishme.

Përpara kësaj detyre Z. Merkaj ka qenë Drejtor i Inspektimit dhe Standarteve pranë Agjencisë së Industrisë dhe Mbrojtjes, në Ministrinë e Mbrojtjes duke nisur nga muaji prill 2025.
Ndërsa më herët, Z. Merkaj ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit Pranë Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që prej vitit 2023.
Në përiudhën 2018 deri në 2022, Z. Merkaj ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, si edhe Drejtor i Departamentit në Departamentin e Policisë Kriminale.
Gjatë viteve 2017 – 2018, Z. Merkaj ka qenë Drejtor i Përgjithshëm pranë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ndërsa gjatë viteve 2016 – 2017 ka qenë Shef Sektori / Specialist në Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë e Krimit Ekonomik dhe Financiar.
Më herët në periudhën 2013 – 2016, ai ka ushtruar funksionin e Shefit të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gjatë viteve 2010 – 2013, Z. Merkaj ka mbajtur rolin e Specialistit në Sektorin e Antikorrupsionit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në periudhën 2006 – 2010 ai ka qenë Specialist / Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe Specialist i Policisë në Komisariatin Nr. 1.
Më herët në periudhën 2003 – 2006 ka mbajtur rolin e Oficerit pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, ndërsa në periudhën 2000 – 2003 ka mbajtur rolin e Inspektorit / Inspektor Antikorrupsion pranë Shërbimit Informativ Shtetëror.
Z. Merkaj ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë (2013-2016), në Universitetin e Tiranës, duke u specializuar me një Master Shkencor mbi “Të drejtën penale” (2016 – 2018).
Ai ka vazhduar duke dhënë kontributin e tij akademik si Profesor dhe Pedagog i Përgjithshëm Grupi Mësimor Kërkimor për gradë / karrierë, në Departamentin e Formimit të Vazhdueshëm në Akademinë e Sigurisë. Titulluar Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve.
Z. Merkaj ka në tërësi një eksperiencë 25 – vjeçare në pozicione drejtuese pranë agjencive ligjzbatuese. Njëherazi ka ndjekur edhe një sërë kualifikimesh profesionale brenda dhe jashtë vendit, në fushën e hetimit dhe luftës kundër korrupsionit.