Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore z. Florian Sulejmani priti në takim Zëvëndësdrejtorin e ICITAP z. Stephen Fields i shoqëruar nga Atasheu i ICITAP në Shqipëri z. Richard Deasy.
Në fokus të takimit ishin sfidat aktuale në trajtimin e rasteve komplekse, rritja dhe modernizimi i kapaciteteve teknologjike dhe profesionale, si edhe thellimi i bashkëpunimit strategjik ndërinstitucional në fushën e zbatimit të ligjit.
Z. Sulejmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të programit ICITAP, nëpërmjet asistencës së dedikuar për trajnimet profesionale të stafit, veçanërisht trajnimet e specializuara në FBI, mundësimin e pajisjeve të fjalës së fundit dhe vizitave studimore në institucionet homologe, duke e cilësuar si një partner kyç në përmirësimin e praktikave të punës.
Në fjalën e tij z. Fields, përgëzoi drejtuesin e agjencisë për rezultatet e deritanishme sasiore dhe cilësore, ku gjithashtu vlerësoi edhe përpjekjet dypalëshe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në përputhje dhe me objektivat e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në përfundim z. Sulejmani garantoi një angazhim edhe më të madh në vijimësinë e bashkëpunimit me ICITAP në përmbushje të funksionit të agjencisë drejt rritjes së besimit institucional dhe publik.
#ICITAP #TheJusticeDept #TheUnitedStatesDepartmentOfJustice-USDOJ