Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ekzekutuar urdhin e ndalimit për 3 punonjës policie të dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

➡️ R. Z., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.
➡️ S. N., me detyrë Shef i hetimit të aksidentëve rrugore në Komisariatin e Policisë Tiranë.
➡️ E. T., me deryrë Oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Tiranë.

Ndalimi i tyre lidhet me një ngjarje të ndodhur më datë 16.04.2025, në qytetin e Tiranës, ku pas një aksidenti rrugor me pasoja për pesë persona, punonjësit e policisë rrugore dyshohet se i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit të përfshirë në aksident, shtetases A.V., shumën prej 2000 Euro, për të shmangur arrestimin e saj.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511